• Tirana 10 °
  • Durres 10 °
  • Elbasan 10 °
  • Fier 10 °
  • Gjirokaster 13 °
  • Korce 0 °
  • Kruje 10 °
  • Kukes -8 °
  • Lezhe 6 °
  • Sarande 13 °
  • Shkoder 6 °
  • Vlore 9 °
  • Ulcinj 8 °
  • Pristine 0 °

Tashmë dihet që brokoli është nga ushqimet më të shëndetshme, me bazë bimore, por konsumimi i kësaj perimeje mund të ofrojë disa përfitime të rëndësishme shëndetësore.

Perimet si brokoli që i përkasin gjinisë së bimës Brassica kanë përbërës që i bëjnë mirë shëndetit dhe organizimit tuaj.

Disa nga përfitimet shëndetësore të brokolit janë këto:

1.Mbrojtja kundër dëmtimit të qelizave

Brokoli përmban glukozinolate dhe vitaminë C, të cilat kanë treguar se luftojnë stresin oksidativ.

2.Përmirësimi i sheqerit në gjak

Brokoli përmban sulforafan, i cili mund të pengojë prodhimin e glukozës dhe të përmirësojë nivelin e sheqerit në gjak.

3.Zvogëlon rrezikun ndaj kancerit

Dietat e pasura me brokoli mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit në shumë inde, duke përfshirë mushkëritë, fshikëzën dhe prostatën.