Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu me anë të një statusi ka reaguar në lidhje me faktin që Shqipëria është renditur një ndër vendet më të korruptuara.

Sipas Spahiut, e gjitha kjo ndodh për shkak se nuk ka asnjë shpjegim tjetër se ku shkojnë paratë e taksapaguesve.

POSTIMI:

375.6 milion euro, borxhe jashtë bilancit, raporton Ministria e Financave (KLSH për të njëjtën periudhë raporton dyfishin).

Tani, kur:

Nuk ka rritje pagash e pensionesh prej 7 vitesh,
nuk ka investime direkt në infrastrukturë,
nuk ka subvencione për bujqësinë,
kërkon borxh mbi 700 milion euro për ujësjellës,
ndërtimin e shkollave dhe spitaleve e ke dhënë me PPP,
ke nivelin më të lartë të taksave dhe tatimeve në rajon,

patjetër që je më i KORRUPTUARI pasi nuk ka asnjë shpjegim tjetër se ku shkojnë paratë e taksapaguesve.