Përgjegjës për ushqimin që konsumojmë jemi vetëm ne. Ushqimet e duhura na ndihmojnë për të qenë sa më të shëndetshëm dhe të lumtur.

Ja cilat janë disa prej tyre:

Çokollata

Çokollata e zezë është lidhur me uljen e hormoneve të stresit, si kortizoli, si dhe uljen e tensionit. Kjo është vërtetuar nga dy studime amerikane, që kanë treguar se 40 gramë në ditë çokollatë e zezë ul stresin si te meshkujt, ashtu edhe te femrat.

Spinaqi

Është i pasur me antioksidantë që janë thelbësorë për luftën kundër ankthit dhe stresit. Magnezi dhe zinku i tij janë shumë efikasë në luftën kundër depresionit.

Avokado

Ky frut ka shumë tirozinë, një prekursor që ndihmon trupin të prodhojë dopaminë, hormonin e kënaqësisë. Avokadot përmbajnë edhe shumë acide folike e vitamina D, që ulin nivelin e homocisteinës te femrat shtatzënë, duke ulur rrjedhimisht edhe ankthin apo depresionin.

Orizi

Karbohidratet janë shumë të mira për prodhimin e serotoninës, një stabilizues që lidhet me nivele të ulta depresioni.