Gjosha: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së, e patjetërsueshme

ilir-metaMinistrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti Duncan Norman, ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.Ambasadori Norman vlerësoi reformat e mara nga Shqipëria, veçanërisht reformën në drejtësi, si një prej më të rëndësishmeve, për konsolidimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit ligjor.

“Pavarësisht situatës që po kalon Europa, Shqipëria e konsideron të patjetërsueshme rrugën e saj drejt BE-së”, deklaroi sot ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, gjatë një takimi me ambasadorin e ri britanik në Tiranë, Duncan Norman.
Ajo theksoi gjithashtu se qeveria shqiptare është e vendosur të vijojë në rrugën e reformave për t’u mundësuar qytetarëve të saj, standarde jetese europiane.

Ministrja e Integrimit falenderoi ambasadorin për mbështetjen që Britania i ka dhënë Shqipërisë në sektorë si arsimi, drejtësia apo burgjet, ku një sërë projektesh janë financuar pikërisht nga Mbretëria e Bashkuar.

(Burimi:Top channel/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al