A keni vështirësi për të rënë në gjumë kohët e fundit? A nervozoheni duke mbajtur sytë mbyllur në tentativë për të bërë gjumë dhe nuk arrini?

Para se të mendoni për tu trajtuar me medikamente, ja një këshillë tjetër.

Mund të mos e keni ditur por ka 5 lloje të luleve që mund t’ju ndihmojnë të flini gjumë.
  1. Aloe Vera

Aloe Vera, e njohur në Egjiptin e Vjetër si ushqimi i pavdekësisë, nuk kërkon shumë kujdes dhe lëshon oksigjen gjatë natës në shtëpi. Kjo lule do të sjellë tek ju ndjesinë e rehatisë dhe gjumit sapo të hyni në dhomë për të fjetur.

  1. Livando

Kjo lule është e përkryer për zvogëlimin e niveleve të stresit dhe ankthit, por edhe do t’ju ndihmoj të flini gjumë cilësor. Livandoja ndihmon në mbajtjen e të rrahurave të zemrës konstant. Shumë njerëz e përdorin atë në vaskë kur bëjnë një dush të ngrohtë e të gjatë.

  1. Jaseminë

 

Aroma e lules Jaseminë do t’ju bëj të flini gjumë shumë cilësor. Përveç gjumit të mirë, ju do të ndiheni më energjik dhe do të keni koncentrim më të lartë gjatë ditës. Kjo lule ka fuqi ti zbus ankthet.

  1. Ivy

Kjo bimë është ideale për ata me probleme të mushkërive, përfshirë astmën. Ivy është e thjeshtë të rritet dhe është pastruesi më i mirë i ajrit. Ju do të ndieni se si lehtësohet frymëmarrja juaj sapo të jen afër kësaj luleje.

  1. Lulja gjarpër

Mos kini frikë. Kjo lule nuk do t’ju kafshojë as helmoj. Kjo lule mbahet lehtësisht,është e këndshme për tu parë, përmirëson cilësinë dhe atmosferën e përgjithshme në shtëpi.