Një garderobë perfekte dhe e organizuar është ëndrra e çdo gruaje. Në të vërtetë për shkak të kohës së limituar ose hapësirës së pakët, dhoma e gjumit apo dollapet tona shndërrohen shpesh në zona “lufte”. Për të evituar të gjitha këto, ka shumë zgjidhje. Ja disa ide që mund të kopjoni për një garderobë gjithmonë perfekte. 
Shfrytëzo gjithë murin 
Nëse keni një anë muri të lirë, mundohuni ta shfrytëzoni të gjithën. Si ? Është e mjaftueshme një shufër, disa rafte dhe disa kuti me ngjyrën e dhomës tuaj.
Këpucë në librari 
Kutitë e këpucëve tuaja të dashura kanë mbushur depon dhe fundin e dollapit ? Krijoni hapësirë një herë e përgjithmonë duke i vendosur ato në një librari. Raftet e librave janë shumë perfekte për të vendosur këpucët e preferuara në dukje. Efekti vizual është tërheqës, sidomos nëse këpucët janë të ndara sipas ngjyrave dhe stilit. Kini parasysh të vendosni vetëm këpucë të reja dhe një aromatizues për dhomën.
Varesë e jashtme 
Nëse nuk ke një dollap, rafte apo një nikia në mur mund të përdorësh një varëse të jashtme për rroba. Në treg ka lloje të ndryshme, me madhësi të ndryshme dhe perfekte për të organizuar veshjet dhe aksesorët në një hapësirë minimale.
Shfrytëzo gjithë hapësirën 
Edhe hapësirat më të parregullta mund të shfrytëzohen si garderobë. Me rafte në mure dhe një komo mund të krijohet një kënd – garderobë funksional dhe i bukur. Prekja speciale ? Një karrige design dhe ndonjë pikturë në mur.