6 pjesë të trupit që vërtetojnë mrekullinë e evolucionit

14444730_1300472563299332_2932829887977731191_oTermi “organe rudimentare” i referohet këtyre organeve “ekstra” ose strukturave në trupin e njeriut që nuk janë më funksionale. Ato prej kohësh konsiderohen prova klasike e evolucionit, duke treguar dallimin në mes të njerëzve modernë dhe të parëve tanë.

Muskuli i gjatë i pëllëmbës së dorës

Vendoseni krahun mbi një tavolinë apo një sipërfaqe të sheshtë. Bashkoni gishtin e madh me atë të vogël si në pozicioni e demonstruar në foto. E shihni ligamentin që duket nën lëkurë dhe lidhet me dorën tuaj? Ky muskul është trashëgimi e të parëve tanë. Ai i shërbente atyre për të përkulur duart kur hidheshin nga pema në pemë. Mos u shqetëso nëse nuk e ke – ky muskul është absolutisht i padobishëm sot.

‘Mornicat’

Njerëzit kanë mornica (ngjethen) kur kanë ftohtë apo janë të stresuar. Ato  krijohen kur kordat e palcës kurrizore shkaktojnë kontraktimin e muskujve të vegjël bashkangjitur në çdo qime që i tërheq ato lart. Kur është e ftohtë, mornicat reduktojnë humbjen e nxehtësisë, e cila ndihmon trupin të ngrohet. Ato mund të jenë gjithashtu një reagim ndaj frikës apo zemërimit; qimet e ngritura përpjetë e bëjnë një kafshë të duket më e madhe. Mornicat mund të shfaqen edhe kur përjetojmë emocione të forta si admirim apo kënaqësi.

‘Palosja epike’

‘Palosja epike’ është një term që përdoret për të përkufizuar lëkurën e palosur mbi qepallë e sipërme që kanë shumë njerëz nga pjesë të ndryshme të Azisë. Shumica e studiuesve besojnë se kjo karakteristikë ishte e dobishme për njerëzit që kanë jetuar në kushte ekstreme, si mot shumë i ftohtë, shumë i nxehtë apo nëpër shkretëtira.

‘Karunkula’

Ky rruzull i vogël në këndin e brendshëm të syrit është, në fakt, një relike e membranës së qepallave. Ajo është gjetur në shumë lloje speciesh, duke përfshirë peshqit, zogjtë dhe zvarraniket, dhe shërbente për mbrojtjen dhe hidratimin e syri. Me kalimin e kohës, membrana e përplasjes së qepallave e ka humbur funksionin e saj tek njerëzit, por ne ende kemi një pjesë të vogël të kësaj membrane bashkuar me muskujt në sytë tanë.

Muskuli i veshit

Muskujt e veshit janë një shembull klasik i organeve rudimentare. Ata dikur kanë ndihmuar paraardhësit tanë të lëviznin veshët e tyre për të zbuluar më mirë grabitqarët që mund të afroheshin, kundërshtarët, të afërmit apo prenë. Sot shumë pak njerëz mund të lëvizin veshët.

Dhëmballët e pjekurisë

Dhëmballët e pjekurisë dikur kishin një funksion të rëndësishëm – ndihmonin në përtypjen e ushqimeve të forta. Sot, ne kryesisht konsumojnë ushqime të përpunuara apo të rafinuar, çka do të thotë se dhëmballa e tetë në çdo anë të gojës tuaj nuk ka më asnjë funksion në trup.

(Burimi:Gazeta Shqip/Xh.N)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al