6 raste të reja me Covid-19 raportohen në Fier.

Bëhet me dije se të 6 rastet i përkasin të së njëjtës familje dhe jetojnë në lagjen Çeligrad.

Për momentin 6 anëtarët e familjes janë në banesën e tyre dhe kanë shfaqur simptomat e para të Covid-19. Gjendja e tyre është e qëndrueshme.

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë  numri i të infektuarve në total ka shkuar në 383.