600 mijë refugjatë, Vasili: Rama i kapur nga krimi po shkatërron Shqipërinë

Deklarata e zv.ministrit të Brendshëm, Julian Hodaj për median gjermane ZDF, se Shqipëria ka kapacitet për të pranuar 600 mijë refugjatë, ka nxitur reagimin e politikës. Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, thotë se kreu i qeverisë Edi Rama ka mashtruar me qëndrimin se nuk i është kërkuar diçka e tillë nga BE-ja.

”Kryeministri MITOMAN për të kapur negociatat është gati të shkatërrojë Shqipërinë dhe të marrë 600 mijë refugjatë, ndërkohë që shtete shumë e shumë herë më të fuqishme se Shqipëria, nuk e marrin përsiper këtë gjë, jo më ky që i la shqiptarët pa bukë”,-shkruan Vasili.

”Qeveria”, thotë Vasili nuk i lufton dot trafiqet dhe krimin e organizuar, pasi është bërë njësh me to. Ndaj si zgjidhje sipas kreut të grupit të LSI, është ajo e hedhjes hi syve Europës duke marrë refugjatët.

”Të shkatërrojë Shqipërinë dhe t’jua bëjë jetën edhe më të padurueshme shqiptarëve, që edhe ata që kanë mbetur të ikin akoma më shumë. Ndaj mos i besoni kurrë këtij për çdo gjë që thotë është thjesht një MITOMAN”,-shkruan më tej Vasili.

Shkrimi i plotë i Petrit Vasilit

Ky kryeministër MITOMAN, pa gënjeshtrën s’jeton dot. Ndonjë nga budallenjtë ose budallaçkat, që i rrijnë përqark e ka bindur që është shumë i zoti kur gënjen në vend që t’i thonë copë, që duket komplet tuaf, i shplarë dhe ordiner kur gënjen. Dhe ky gënjen kaq shumë dhe pa pushim sa që ndonjë ditë edhe në thëntë ndonjë herë të vërtetën, jo vetëm që s’do ta besojë asnjeri, por as ai vetë nuk do ta besojë veten.

Tamam një MITOMAN, kështu u shfaq edhe në problemin e refugjatëve. Zv.Ministri i Brendeshëm, Julian Hodaj deklaron për ZDF gjermane, një nga mediat absolutisht më të rëndësishme dhe të mëdha të Gjermanisë se: “që kanë kapacitet dhe experiencë për deri në 600.000 azilantë nga Siria”.

A e beson njëri që ZDF interviston rastësisht një zëvëndësministër të vogël të Shqipërisë së vogël. Kryeministri pak ditë më parë deklaroi një gënjeshtër të pacipë, të gjatë sa vetë ai dhe ja çfarë tha: “Ndërkohë sa i përket një kampi refugjatësh në funksion të Bashkimit Evropian këtu në Shqipëri, dhe kjo është një fantazi. Unë as nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të artikuluar dhe as nuk e kam menduar ndonjëherë se mund të ndodhë”.

Ha ha ha….Nuk e paska dëgjuar asgjë, ky gënjeshtari kryeministër, atëherë le të dëgjojë zv.ministrin e tij që foli në ZDF.

Kryeministri MITOMAN për të kapur negociatat është gati të shkatërrojë Shqipërinë dhe të marrë 600 mijë refugjatë, ndërkohë që shtete shumë e shumë herë më të fuqishme se Shqipëria, nuk e marrin përsiper këtë gjë, jo më ky që i la shqiptarët pa bukë. 

Në vend se të luftojë trafiqet dhe krimin e organizuar, ai është bërë njësh me to. Rruga më e lehtë e kryeministrit për t’i hedhur hi syve Europës, është të marrë refugjatët, të shkatërrojë Shqipërinë dhe t’jua bëjë jetën edhe më të padurueshme shqiptarëve, që edhe ata që kanë mbetur të ikin akoma më shumë. Ndaj mos i besoni kurrë këtij për çdo gjë që thotë është thjesht një MITOMAN.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al