Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Durrës.

Burime nga policia thanë se, ngjarja është zbuluar një ditë më parë në lagjen numër 6 të qytetit.

Sipas të dhënave i vdekuri është identifikuar si 62-vjeçari me inicialet Th. I.

Nga hetimet e para bëhet e ditur se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Pas hetimeve paraprake, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit.