Protesta e studentëve është planifikuar të vazhdojë edhe në ditët në vijim, teksa është një më shumë që i shtohen protestave të ditëve të fundit.

Sipas paralajmërimit të tyre, mësohet se studentët e nisin nesër protestën.

Këtë e bëjnë të ditur vetë ata, ndërsa kanë hartuar edhe të një peticioni, i cili deri tani është firmosur nga 400 studentë.

Nëpërmjet protestës së tyre, studentët kërkojnë anulimin e Vendimit nr. 288, datë 21. 05. 2018, “Për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”.

Studentët i konsiderojnë të larta këto tarifa.

Të rinjtë protestojnë edhe ndaj politikave të qeverisë, një takse shtesë prej 700 lekësh për kredit për çdo provim të mbartur, vendosur së fundmi.

Ata vetë dhe as familjet e tyre nuk mund ta përballojnë këtë shumë në kushtet e kostos së lartë të jetesës.