8 gjëra që me siguri nuk i keni ditur për Gjibraltarin

Gjibraltari, apo “Kepi i Tarikut”, është territor britanik, i cili ndan Spanjën me Marokun, ndërsa pjesët tjera janë të rrethuara nga Deti Mesdhe dhe Oqeani Atlantik.

  1. Gjibraltari ka vetëm 29 kilometra rrugë. Ekzistojnë vetëm dy destinacione: Tuvalu dhe Ishulli i Kokosit (ka më pak zhavorr). Automjetet lëvizin në anën e djathtë, për dallim nga Britania e Madhe.
  2. Nazistët e patën dëshiruar. Operacioni Feliks ishte shifra për pushtimin e Gjibraltarit në Luftën e Dytë Botërore. Hitleri ka biseduar me gjeneralin Franko për idenë dhe plani është lejuar, mirëpo Franko në fund megjithatë i bie pishman. Hitleri gjoja pas bisedës me liderin spanjoll, ka deklaruar: “Më me qejf do t’i nxirrja katër dhëmbë se sa të shkoja edhe në një takim me këtë njeri”.
  3. Xhamia më jugore në Evropë gjendet në Gjibraltar. Xhamia e Ibrahim-al-Ibrahimit është dhuratë e Mbretit të Arabisë Saudite (prej 5 milionë funtesh) dhe njëra ndër më të mëdhatë në territor jomysliman. Shumica e banorëve të Gjibraltarit ishin të mllefosur kur u ndërtua në vitin 1997.
  4. Njëra ndër pistat më të çuditshme në botë gjendet pikërisht në Gjibraltar. Mungesa e bazës së rrafshët pistën e vetme në Aeroportin e Gjibraltarit e kanë ndarë me rrugën më të qarkullueshme (Avenyja “Winston Churchill”). Rruga mbyllet çdoherë kur aeroplani duhet të fluturojë apo të aterrojë.
  5. Ka gjuhën e vet. Në Gjibraltar flitet gjuha llatino dhe paraqet një përzierje të çuditshme të gjuhëve andaluziano-spanjolle dhe angleze, me disa fjalë portugeze dhe malteze, dialektin mesjetar të Gjenovës dhe madje të prejardhjes hebraike. Kur i dëgjoni, ju duket që në mes të fjalisë jeni duke ndryshuar gjuhën.
  6. Vendi i vetëm në Evropë ku mund të gjenden majmunët e egër. Rreth 300 majmunë pasardhës nga Afrika Veriore shëtisin në rezervatin natyror në Gjilbartar dhe herë pas herë marrin ushqim nga çantat e turistëve
  7. Atraksionet nëntokësore. I tërë Gjibraltari është i shpuar me tunele të cilat janë ndërtuar si sistem i mbrojtjes gjatë rrethimit, mirëpo më i njohuri është tuneli i Rrethimit të madh, si edhe tunelet nga Lufta e Dytë Botërore.
  8. Kabinat e njohura të kuqe telefonike. Gjibraltari është vërtet si pjesë e Britanisë së madhe nën Diell, me kabinat e kuqe telefonike, rojtarëve dhe kafeneve të shumta të lira.
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al