9 super modele flokësh që mund t’i realizoni vetëm me karfica

E kujt mund t’i shkonte mendja se vetëm me disa karfica mund të eksploroni disa modele flokësh.  Nëse ju është mërzitur stili i zakonshëm i flokëve hidhuni një sy këtyre modeleve të thjeshta dhe të bukura flokësh të kapura me karfica.

1.Flokë të valëzuar të kapura me karfica anash

Për të realizuar këtë model në flokët tuaj të valëzuar,ndajini në mes dhe me anë të një llaku flokësh futini flokët pas veshit dhe vendosni karficat rreth tyre.

2.Flokët stil ‘Lob’ të kapura me karfica pas kokës

Për flokë të prera në stilin “Lob”, drejtë deri tek shpatullat, mund të vendosni pak llak flokësh dhe më pas vendosni karficat duke i kryqëzuar nga pas kokës.

3.Kaçurrela të stiluara me karfica në njërën anë

Hiqini flokët nga fytyra me anë të karficave. Futini pas veshit flokët nga njëra anë dhe me anë të një llaku bëjini të qëndrojnë fortë dhe më pas vini karficat.

4.Flokë të lëmuar, kapur me karfica

Flokët e lëmuar janë gjithmonë të vështirë për t’u stiluar, por nëse i kapni nga të dyja anët me disa karfica do të realizoni një model të bukur për flokët tuaj.

5.Flokë të fryra dhe flirtuese

Ky stil flokësh mbase nuk bën për të gjitha, pornëse arrini t’i bëni do të realizoni një model flokësh të veçantë dhe flirtues.Si gjithmonë përdorrni llak flokësh që t’i bëni flokët tuaj më të qëndrueshëm dhe më pas vendosni karficat rreth flokëve.

6.Karfica metalike në të gjithë kokën tuaj

Nëse po kërkoni një stil bombastik për flokët tuaj, ky është i duhuri. Filloni duke aplikuar krem dhe llak në flokët tuaj që t’i bëni të qëndrueshëm dhe më pas vendosni karficat rreth kokës.

7.Tupuz me karfica me perla

Mblidhini flokët topuz dhe vendosni disa karfica me perla rreth  tij.

8.Flokë kaçurrelë, gërsheta dhe karfica

Flokët tuaj kaçurrela ndajini në dy pjesë, pjesën lart kapini bish ndërsa atë poshtë me gersheta të imët. Më pas pjesën e gërshetave zbukurojeni me karfica duke i kryqëzuar me njëra – tjetrën.

9.Flokë të ndarë zig-zag në njërën anë

Pasi t’i keni ndarë flokët me vijë zig- zag në njërën anë, vendsoni karficatnë pjesën e veshit dhe pas veshit.

Burimi:(iconstyle)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al