Forcat e karabinierisë ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një shtetas shqiptar, me inicialet R.D, 31 vjeç. Ai ishte i dënuar me 9 vite burg nga drejtësia italiane dhe prej kohësh ishte në kërkim policor.

Për 31- vjeçarin, me banim në Stella S. Giustina, provincë në Savona, prokuroria e Genovas kishte lëshuar një urdhër arresti për krime të kryera nga viti 2007 deri në vitin 2013, ku përfshihet trafikim i lëndëve narkotike si dhe vjedhje banesash në Milano, Cuone dhe Teramo.

Ai u dërgua në burgun e Genovas, Marassi, ku do të duhet të vuajë 9 vite burgim. Por përveç kësaj, duhet të paguajë edhe një gjobë prej rreth 50 mijë eurosh.

Image