Pogba është kthyer tashmë në një lojtar të urryer për disa prej tifozëve të Manchester United. Ai është etiketuar nëpër rrjete sociale ku e kanë ofenduar me thirrje raciste, e gjitha kjo për një penallti të humbur një javë më parë kundër Wolverhampton.

Me gjithë reagimet e shokëve të tij të ekipit si dhe vetë drejtuesve të Manchester United për të identifikuar personat që kanë shkruar, abuzimet ndaj 26 vjeçarit nuk kanë përfunduar. Sot në mëngjes në një tabelë të vendosur jashtë kampit stërvitor të djajve ishte shkruajtur me spraj fraza“Pogba out”- “Pogba jashtë”.

Ajo nënkupton se një pjesë e tifozëve e duan francezin jashtë ekipit të kuq. Ky është rasti më i fundit i abuzimit kundër mesfushorit që po kalon një periudhë tensionuese.

Manchester United janë duke punuar për të identifikuar kush është pas kësaj, ndërkohë që i gjithë ekipi është në mbështetje të lojtarit