Moti i ftohtë i shoqëruar me erëra dhe dëborë ka bërë që në shumë zona të vendit të shtohen problemet në rrugë, por edhe në furnizim me energji elektrike.

Duke u nisur nga gjendja e vështirë dhe kushtet aspak favorizuese, Drejtoria Arsimore Rajonale e Korçës ka njoftuar se nesër do të ndërpresë në të gjithë institucionet procesin mësimor, ndërsa pritet tjetër njoftim për vijimësinë në varësi të kushteve atmosferike.