Adi Kala:Çmenduria me thertoret në vend, vendim arbitrar për interesa të ngushta

Nga Adi Kala

Për gati dy muaj aksioni i padukshëm i Ministrisë së Bujqësisë i ka vënë drynin në të gjithë vendin dhjetëra e dhjetëra thertoreve, të ngritura me aq shumë mund e djersë, të certifikuara po nga këta inspektorë dhe po nga ky inspektorat për të paktën 4 vjet rresht e duke flakur miliona e miliona lekë investime pa më të voglin ngurrim, apo konsultim me këtë target-grup. Në fillim të aksionit ministri dhe Kryeministri deklaruan aksionin për të formalizuar therjet, gjë të cilën e kërkon dhe duhet ta mbështesë çdokush për të shkuar drejt standardeve, që çdo konsumator i kërkon. Por a duhet të ketë një studim paraprak për nisma të tilla në emrin e reformave në vitin 2017? Patjetër që po, pasi nuk është hera e parë që populli ndëshkohet në emër të formalizimit, reformave, si ajo e energjisë elektrike, ndërtimet pa leje dhe së fundmi ajo e ujit.

Impakt dhe kosto

Kjo nismë ka një impakt dhe kosto shumë të madhe jo vetëm për konsumatorët, por dhe për buxhetin e shtetit? Në respekt të punës së vet autoriteteve, të vet këtyre sipërmarrjeve, subvencionimeve miliona euro të shpenzuara deri tani, apo lekët e taksapaguesve të shpenzuara deri më sot për këto subjekte dhe mbi të gjithë koston, që ka kjo reformë për pensionistët, qytetarët, bizneset dhe mbi të gjitha fermerët. Për shembull, Gramshi ka qendra komune që duhet të shkosh më tepër se 1,30 minuta dhe fshatra rreth 3 orë, atje ku shkon makina për mos të folur për ato fshatra, që akoma nuk janë të lidhura me rrugë. Mbi kë do rëndojë kostoja e rrugës, kohës që një fermer, apo edhe tregtar të bëj rreth 8 orë rrugë për të mbërritur nga një fermë të Gramshit në thertoren e Bashkisë së Elbasanit? Kujt do i faturohet kostoja, që tashmë, sipas kasapëve të Gramshit, shkon 250 lekë të reja për kg shtesë, një kg mish qengji ishte 800 lekë ka shkuar 1050 lekë, një kg mish qengji ishte 700 lekë ka shkuar 950 lekë? A është menduar minimalisht për pensionistët dhe familjet me përkrahje sociale që në këtë qytet është pjesa dërrmuese e popullsisë. Nëse Gramshi, Puka, Fushë-Arrëza apo kudo tjetër nuk ka një thertore brenda kushteve evropiane, a ka një strategji shteti të subvencionojë këta sipërmarrës, të cilët kanë arritur deri aty falë forcave të veta.

Mungesa e strategjisë

A ka një strategji të bazuar në eksperienca të vendeve të rajonit si dilet nga gjendja që jemi drejt standardeve? Patjetër që ka, por kjo strategji, ose nuk i përket vizionit të Kryeministrit, ose nuk duan standardin por interesat personale të autorit të kësaj nisme, që 3 mijë lekë për lëkurë dele dhe dhish t’i grumbullojë ai dhe jo kush tjetër që kanë minimumi 1 euro fitim dhe janë 3 milionë euro, 450 mijë lëkura viçi, po përsëri i do autori. Çdo ndërrim drejtori këta sipërmarrës të vegjël bëjnë ristrukturime dhe paguajnë taksën nën dorë që i kërkojnë sekserët e drejtorëve. Me miliona euro fonde janë hedhur për ndërtimin e thertoreve nga FAO, BE apo edhe buxhet shteti për gjithë këto vite. Por pa një strategji. E vetmja strategji ka qenë miqësia dhe sekserllëku, ku në vend të shtriheshin gjeografikisht në të gjithë vendin, aty janë ndërtuar, ngjitur njëra mbas tjetrës, ku automatikisht kanë falimentuar veten dhe konkurrentët. Nuk di mbi çfarë baze ligjore u mbyll thertorja e Gramshit dhe ku ishte AKU dje, pardje, me kontrollet e veta që i licencon në shkelje ligjore me inspektorë nga AKU qendrore dhe duke mos lejuar AKU rajonale të ushtrojë të drejtën ligjore.

Ndarja e kategorive

Sipas ligjit thertoret ndahen në kategori: Kategoria A ka standarde të mira; Kategoria B mund t’i plotësojë standardet; Kategoria C nuk i plotëson. Dhe çdo muaj apo çdo 6 muaj nëpërmjet kontrollit t’i mund të futesh në kategori A, B. Kjo do ishte dhe një zgjidhje. Ligji veterinar parashikon qartë fjalën ‘njësi therje’. Në të gjithë botën ka pika therje dhe që të mbyllësh pikat e therjes, është një absurditet dhe që këtë fenomen e kanë aplikuar edhe shtete të tjera, por shpejt kanë parë që ishte një gabim fatal. Rregullorja e BE 82/80 parashikon qartë për kushtet higjienike të produkteve lokale që në të gjithë Evropën janë jo në standard me kushtet e stabilimenteve në zona urbane, sepse ky produkt konsiderohet që shërben vetëm për komunitetin lokal. Ky vendim i jashtëligjshëm po rrezikon shumë jetën e konsumatorit shqiptar dhe po dëmton rëndë ekonominë e brishtë të fermerëve.

Monopolizimi dhe interesat

Por tashmë, u duk qartë që nuk kishin strategji për të formalizuar therjet dhe krijuar standardet që çdo konsumator i kërkon, por për të monopolizuar gjithçka në mënyrën më të egër. Deklarata e Ramës që dhe Holanda ka 4 thertore kur realisht ka më shumë se 600 thertore, ishte qartësisht e dukshme, që ai nuk ia kishte as më të voglin informacion dhe që kishte marrë informacion nga mjeshtrit që fshihen mbas kësaj masakre. Por çmenduria vazhdon! Drejtori i ri i AKU, totalisht jashtë profesionit, ka filluar reprezaljen në mënyrën më absurde, me kaçakë mbyll çdo thertore në bazë të kujt ligji, të kujt baze ligjore? A nuk ka qenë kjo AKU që i ka inspektuar çdo muaj dhe që ka shkruar e zeza mbi të bardhë që plotëson kushtet ? Si ka mundësi që një muaj më mbas nuk plotëson kushtet ? Kjo ia jep mundësinë çdo subjekti t’i drejtohet Prokurorisë. Vetëm në Aksin Fushë-Krujë -Shkodër janë subvencionuar 6 thertore disa miliona euro. Në Elbasan është ndërtuar një tjetër thertore nga FAO dhe po një tjetër nga fondet e BE-së. A është ky një investim i duhur apo vetëvrasës!?

Burimi(Gazeta Integrimi/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al