Agasi: Sot startojmë fazën e 2-të të aksionit të ISHMP për gjenerimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore

Ditën e sotme Kreu i ISHMP-së z. Ergys Agasi lançoi nisjen e fazës së 2-të aksionit në fushën e mbetjeve spitalore në rang vendi, ku ndoqi nga afër inspektimin pranë kompanisë Medi-Tel, subjekt që trajton mbetjet spitalore.

Ky aksion filloi disa muaj më parë, e bërë publike në Prill 2016, ku faza e parë u përqëndrua në inspektimin e subjekteve në gjithë territorin e vendit që gjenerojnë mbetje spitalore. Nga faza e parë e këtij aksioni u identifikuan edhe problematika. Për këtë Kreu i ISHMP z. Agasi tha: – ”ISHMP në aksionin në rang vendi identifikoi mbi 750 subjekte që gjenerojnë mbetje spitalore. Nga këto vetëm 459 subjekte kanë nevojën për pajisjen me leje mjedisore ose VNM- Vlerësim i ndikimit në mjedis. Sot 201 subjekte nga këto janë të pajisur me dokumentacionin respketiv mjedisor. Ngelet ende problematik sektori publik. Kemi aktualisht 258 subjekte, institucione shëndetësore publik të papajisura me dokumentacionin dhe certifikimin e nevojshëm mjedisor, edhe pse disa nga spitalet publike janë të pajisur me autoklava”.

Deri më tani në subjektet e inspektuar në rang vendi për zbatimin e kushteve të lejeve mjedisore, janë konstatuar shkelje dhe vendosur 5 gjoba me një vlerë 3.600.000 lekësh.

Sa i përket fazës së 2-të të aksionit, e cila nisi nga sot, duke filluar nga subjekti Medi-Tel në Tiranë, ky aksion do të përqëndrohet në subjektet e liçensuara për trajtimin e mbetjeve spitalore, ku do të kontrollohet jo vetëm mënyra dhe sasia e trajtimit por edhe mënyra e transportit të tyre. Sa i përket kësaj faze të dytë Agasi tha: – ”Kemi 9 subjekte të liçensuar për trajtimin e mbetjeve spitalore, që pretendojnë se trajtojnë në masën 100% gjithë mbetjet spitalore që ata marrin. Kjo do të verifikohet nga inspektimet tona në këto subjekte për të cilat do të bëjmë publik dhe raportin respektiv.”

Në fund të prononcimit të tij për median, Kreu i ISHMP apeloi vëmendje të Ministrisë së Shëndetësisë për insitucionet shëndetësore publike.

”Gjej rastin të kërkoj nga Ministria e Shëndetësisë, vëmendje për alokim fondesh ndaj insitucioneve shëndetësore publike në vend, në buxhetin e 2017-ës. Kështu dhe këto insitucione mund të pajisen me gjithë dokumentacionin e nevojshëm mjedisor. Situata është alarmante dhe nuk mund të neglizhohet më. Për këtë gjithë insitucionet përgjegjëse dhe jo vetëm Ministria e Shëndetësisë janë informuar në rrugë zyrtare nga ana e Inspektoriatit për këtë çështje ”: – nënvizoi Agasi.

Paisja e gjithë subjekteve me leje mjedisore ose VNM përbën një nga prioritetet madhore të punës së ISHMP-së, për të luftuar informalitetin dhe pajisur me leje gjithe subjektet sipas detyrimeve ligjore.

Kreu i ISHMP thekson se ky insitucion do të ushtrojë të gjithë kompetencat e tij ligjore, në sigurimin e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm për qytetarët shqiptarë, si dhe do të penalizojë me ndërshkime maksimale të gjithë ato institucione, subjekte apo individë pa asnjë tolerancë që do të ushtrojnë aktivitet në kundravajtje me ligjet dhe normat mjedisore dhe vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al