• Tirana 15 °
  • Durres 15 °
  • Elbasan 15 °
  • Fier 15 °
  • Gjirokaster 16 °
  • Korce 6 °
  • Kruje 15 °
  • Kukes 8 °
  • Lezhe 14 °
  • Sarande 16 °
  • Shkoder 14 °
  • Vlore 13 °
  • Ulcinj 14 °
  • Pristine 12 °

Agjencia shtetërore Kineze prezantoi për herë të parë një spiker virtual i cili shfaqet i veshur në kostum dhe me zë robotik.

Xinhua thotë se prezantuesi i lajmeve mund të lexojë lajmet natyralisht dhe me profesionalitet të lartë edhe pse jo të gjithë mund të jenë dakord me këtë pretendim.

Raportimin e tij të parë prezantuesi anglisht folës e fillon me fjalë: “Përshëndetje, po ndiqni edicionin e lajmeve në gjuhën angleze.”

Zhvillimi i sistemit mendohet të jetë realizuar nga motori i kërkimit Kinez Sogou. Madje është zhvilluar edhe një version në gjuhë Kineze por me fytyrë tjetër.

Xinhua thotë se ata mund të punojnë 24 orë në ditë duke reduktuar kostot e prodhimit të lajmit, raporton PCW.

Zërat, lëvizjet e buzëve dhe shprehitë e fytyrës koordinohen nga një sistem i inteligjencës artificiale dhe janë bazuar në spikerët realë të agjencisë.