Ansi Agolli është shumë pranë largimit nga skuadra e tij, Qarabag, pjesë e së cilës ka qenë për 9 vite.

Një faqe e klubit nga Azerbajxhni njofton se mbrojtësi 36-vjeçar, i cili është aktivizuar vetëm 7 ndeshje këtë sezon, do ta mbyllë bashkëpunimin në fundin e këtij sezoni.

Të shumta kanë qenë zërat, si dhe dëshira e vet ish-kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, që ta mbyllë karrierën në futbollin e luajtur te skuadra e Tiranës.