Agron Çela: Akt i paprecedentë i mazhorancës

Prononcimi i deputetit te LSI Agron Cela

Ndërprerja e punimeve të komisionit parlamentar të politikës së jashtme, pikërisht në momentin kur opozita do t’i drejtonte pyetje Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, është një rast i paprecedent i shkeljes së Rregullores së Kuvendit, është një shfaqje arrogante e cënimit të etikës dhe papërgjegjshmërisë së maxhorancës.
Askush e aq më pak ministri ynë për Europën dhe Punët e Jashtme nuk mund e nuk duhet t’u shmanget disa të vërtetave e aq më pak t’i ikë përgjegjësisë për mosrealizimet!
Ministri Ditmir Bushati ka detyrimin t’u përgjigjet pyetjeve dhe interesimit të opozitës për procesin e integrimit europian, aq më shumë edhe si shenjë qytetarie e respekti, pasi përballë ndodhej një zonjë e kolege e zotit Bushati si Klajda Gjosha, jo vetëm si njohëse e gjithë problematikave të integrimit, por edhe për kontributin që ka dhënë si Ministre e Integrimit.
Procesi i Integrimit ka nevojë për kontributin e të gjithëve, por edhe për klimë bashkëpunimi e respekti për kolegët.
Unë jam tërësisht dakord me qëndrimin e koleges Gjosha dhe të opozitës në tërësi e apeloj për reflektim e më shumë ndjenjë përgjegjësie në respektimin dhe vlerësimin e zërit të opozitës, i cili nuk mund të bllokohet, pasi zëri i opozitës është garant i demokracisë e cila pa të nuk mund të ketë kuptim!

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al