Agroturizmi “porta” nga e cila kalon zhvillimi i bujqësisë shqiptar

Me mbështetjen e programeve të huaja ministria e Bujqësisë, ka zbatuar dhe po inicion projekte të reja, në mbështetja të aktiviteteve me bazë tradicionale (si bujqësi, blegtori, kulinari dhe artizanat) për të përmirësuar cilësin e jetesës së njerëzve në zonat malore dhe nxitur agroturizmin.

Ekspertët vlerësojnë se shtrirja gjeografike e vendit, favorizion që bujqësia shqiptare përveç zhvillimit intensiv, e cila është tipike për zonat e ultësirës perëndimore të vendit, të zhvillohet edhe në një dimensionin tjetër, atë kodrimor dhe malor, duke e shëndërruar këtë sektor si faktor të rëndësishëm për agroturizmin.

Rreth 70% e territorit ne Shqipëri është mbuluar kodra dhe me male, ndaj edhe përpjekjet për zhvillimin multikarakteristik të këtyre zonave kerkohet te jenë me të mëdha.Për ekspertët, bujqësia familjare në zonat malore kodrinore duhet konsideruar jo si një disavantazh , por si një avantazh , si një aset, që zgjon interes dhe atraksion jo vetem per vendasit por edhe për vizitorët dhe turistët e huaj, me tipiken e tradiocionalen e zonës.Bujqësia familjare është një bujqësi rezistente, është një bujqësi që nuk është thjesht e mbijetesës, por mund të lidhet në mënyrë efiçiente edhe me tregun, është një bujqësi që mbart identitet, që mbart vlera, ndryshe nga bujqësia intensive që është pre e globalizimit. Ajo që është kryesore dhe që ka dëshmuar bujqësia e fermave të vogla, është bujqësi rezistente, i përshtatet shumë mirë ndryshimeve, ndryshe nga bujqësia intensive, prandaj duhet të ruhet si vlerë, shprehen ekspertët.

Në këtë konteks projektet e mbështetjes po adresojnë ide dhe alternativa, për të tërhequr banorët e zonave kodrinore dhe malore, pranë tokave të tyre, për të zhvilluar dhe shëndërruar resurset e zonave në potenciale turistike, dhe me fitime ekonomike.
Megjithatë ende kjo është një sfidë e hapur për bujqësinë e zonave kodrinore, malore, por dhe si një burim i qëndrueshëm të ardhurash, për ata fermerë të cilët jetojnë në këto zona, por edhe burim të ardhurash për ekonominë kombëtare, veçanërisht duke kombinuar potencialet që kjo bujqësi mbart me zhvillimin e turizmit në zonat malore dhe duke krijuar këtë simbiozë të suksesshme, midis bujqësisë dhe turizmit.

Marka shqiptare buron nga bujqësia e zonave kodrinore malore.

Bujqësia e zonave kodrinore malore, bujqësia familjare është bujqësia e traditës, bujqësi e identitetit, aty janë shanset papërsëritura për të marrë prodhimin e markës shqiptare.Jo në pak raste ministria e Bujqësisë ka vendosur edhe vulën e cilësisë, pikërisht për të inkurajuar promovimin e vlerave të traditës historike që i mbartin këto zona, ku vërtet dhe përpjekjen e përbashkët të qeverisë shqiptare dhe të donatorëve mund të vihen në pah , dhe që identifikojnë, bujqësinë me prodhimet autentike të rajoneve të caktuara.

Sot vendi ynë ka kultura që rriten tipikisht në kodër dhe në mal, për të cilat Shqipëria është e suksesshme edhe në tregjet ndërkombëtare, si p.sh bimët mjekësore edhe ato eterovajore, të cilat mbeten numri një ende i eksporteve shqiptare. Zonat malore dhe kodrinore mbartin potenciale të pashfrytëzuara për zgjerimin e kultivimit, por edhe të grumbullimit të këtyre bimëve eterovajore dhe mjekësore, përsos vlerave të mëdha që kanë këto zona për mbarështimin e bagëtive të imëta.

Ndaj edhe gjatë vitit 2016 ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me institucionet e linjës do të nxisë më shumë prodhimin e traditës dhe promovimin e resurseve natyrore për t’i dhënë profil kombëtar agroturizmit shqiptar që japin këto zona, sepse edhe duke qenë të shkallës së vogël, mbartin dhe kultivojnë vlerat e traditës me shumë interes për turistin e huaj.

Burimi:(integrimionline\E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al