Air Force po planifikon të testojë një dron autonom lufte, i cili kontrollohet nga inteligjenca artificiale.

Droni do të testohet kundër një piloti në korrik të vitit 2021.

Drejtori i qendrës së inteligjencës artificiale të Pentagon, Lt. Gen. Jack Shanahan, u shpreh të enjten se kishin shpresa të larta për armën luftarake.

Lt. Shanahan nuk publikoi asnjë detaj specifik mbi dronin apo aftësitë e tij.

Besohet se ai do të ngjasojë me një avion të tanishëm të Air Force.