AKEP: Shtohet numri i abonentëve në fiks dhe celular

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) bën të ditur se, gjatë vitit 2015 numri i abonentëve të internetit, përmes linjave fikse u rrit me 17%.

Sipas AKEP, tashmë janë 243 mijë familje apo sipërmarrje që kanë një lidhje interneti me brez të gjerë. Ndërkohë, gati 150 mijë abonentë marrin më shumë se një shërbim përmes një linje fikse, ku internetit i shtohet telefonia fikse apo televizioni me pagesë.

Në veçanti, marrja e të treja këtyre shërbimeve nga familjet ka një tendencë shumë të fortë në rritje.Sipas AKEP, përdoruesit e shërbimeve 3G apo 4G janë tashmë 1.3 milionë, në rritje me 43% krahasuar me fundin e vitit 2014. Konkurrenca më e lartë dhe hyrja e teknologjisë 4G kanë ndihmuar në një rritje më të shpejtë të këtyre shërbimeve.

Burimi:(ATSH\ E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al