AKM forcon kontrollin e ndotjes në territorin e Shqipërisë

Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) lançoi “Regjistrin Online të Shkarkimeve dhe të Transferimit të Ndotësve – PRTR” në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ky regjistër është tashmë funksional prej Janar 2017. 250 Kompanitë më të mëdha në vend, do të deklarojnë shkarkimet e tyre direkt në këtë sistem për 91 lloje ndotësish, në ajër toke dhe ujë, bazuar në detyrimin ligjor që ato kanë për deklarimin e shkarkimeve nga 1 deri në 2 herë /vit. Ministri i Mjedisit z. Lefter Koka theksoi se bashkëpunimi dhe transparenca me publikun, aktorët vendimarrës dhe shoqërinë civile ka qenë prioriteti i tij, në këto 3 vite e gjysmë drejtim të Ministrisë së Mjedisit, me misionin kryesor mbrotjen e mjedisit për shëndetin e qytetarëve shqiptarë.

“Transparenca për publikun do të jetë prioriteti ynë, dhe ky regjistër me akses të lirë nga cdokush e ofron këtë. AKM ka treguar në këto 3 vite, bazuar edhe në 3 progres raportet që kemi marrë një punë cilësore në mbrotje të mjedisit. Vazhdoj të theksoj idenë, se qytetari është për ne partneri ynë më i ngushtë, në misionin tonë për mbrojtjen e mjedisit”, theksoi ai.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al