Një aeroplan i Pakistanit International Airlines që transportonte më shumë se 100 njerëz është rrëzuar në qytetin jugor të Karaçit.

Ministria e Aviacionit në Pakistan thotë se fluturimi kishte 99 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.

Në një video të shpërndarë nga gazetari Qaseem Saeed, duket tym në distancën ku aeroplanët thuhet se është rrëzuar në qytet.

Fluturimet kishin rifilluar në Pakistan pak më shumë se një javë më parë pasi ishin ndaluar për dy muaj, si një masë paraprake për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Fluturimi i Pakistanit International International Airways u rrëzua në një zonë banimi në Karaçi, që është qyteti më i populluar i vendit.

Shqetësimet janë në rritje se njerëzit në terren mund të jenë mes viktimave.

Rrëzimi vjen ndërsa vendi përgatitet për të festuar fundin e Ramazanit dhe fillimin e Fitër Bajramit, që është një periudhë me shumë udhëtime ajrore.