Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Një person ka humbur jetën, pas përplasjes së 3 makinave në zonën e Vorës.

Ndërkaq nga përplasja dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.