Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka mbetur i vdekur.

Sipas medieve italiane, ngjarja ka ndodhur në qytetin Veroli, ndërsa viktima është 61-vjeçari Ibrahim Falli.

Mësohet se 61-vjeçari ka qenë duke shkuar në punë, kur ka humbur kontrollin e mjetit të tij, duke u përplasur me disa makina, ndërsa dyshohet se shqiptari mund të ketë pësuar infarkt.

Ndonëse 61-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ai nuk ka arritur të shpëtojë, ndërsa ekspertët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.