Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës ku dy mjete janë përplasur me njera tjetren.

Sipas informacionëeve një nga pasagjeret ka mbetur e lënduar por me plagë të lehta.  E lënduara ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që grupi hetimor është në vendngjarje për të zbuluar shkakun e aksidentit, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprimet paraprake.