Një aksident është regjistruar në afërsi të rreth rrotullimit  në dalje  të qytetit të Fierit, pranë QTU .

Një mjet tip motoçiklete është goditur lehtë te pasqyra nga një mjet  dhe si pasojë motoçikleta me gjithë drejtuesin e saj kanë rënë në asfalt.

Raportohet se dëmtimet e drejtuesit të mjetit  kanë qenë të lehta.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjeksore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.