Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Ishëm.

Një autoveturë ka goditur një këmbësor, i cili besohet të ketë qenë në gjendje të dehur, por policia nuk ka bërë të ditur ende emrin e tij.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Mazhe, ndërsa besohet se kalimtari ishte banor i zonës.

Ai është dërguar drejt Spitalit të Traumës, ndëkohë që raportohet se gjendja e tij është e rëndë.