Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në Kryebushat.

Siç shihet dhe nga pamjet në video, një automjet është përplasur te kryqëzimi me një motor.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.