Dy shoferë kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së makinave të tyre në Shijak, në zonën e Hardhishtes.

Policia informon se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa viktimat janë M.T., 44 vjeç, banues në Durrës dhe N.H., 41 vjeç.

“Më datë 10.10.2019, rreth orës 16:00, në Hardhishtë, Shijak automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç.  Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve”- njofton policia.

“44-vjeçari me iniciale M.T. është nxjerrë me shumë vështirësi i vdekur nga makina, ndërsa 41-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Durrësit. Dyshohet se automjetet të kenë qenë me shpejtësi të lartë dhe njëri prej mjeteve ka humbur drejtimin dhe është përplasur me tjetrin”, – raporton nga Durrësi, gazetari Leonidha Musaj.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.