Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Verona në Itali.

Mësohet se janë përplasur dy kamionë dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i njëri prej kamionëve.

Sipas mediave fqinje, bëhet fjalë për një 37-vjeçari shqiptar, Ilir Filillo.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekipet e emergjencës, që fatkeqësisht nuk kanë mundur ta shpëtojnë dot për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.

Dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë mjegulla dhe ngrica në rrugë.

Sakaq, raportohet se shqiptari ishte baba i 3 fëmijëve, jetonte dhe punonte prej vitesh në komunën Preganziol.