Një aksident i shumëfishtë u shënua në Lushnje paraditen e sotme.

Mjeti i rëndë i firmës që punon për rikonstruksionin e Ujësjellësit të qytetit të Lushnjes për pak sa nuk shkaktoi tragjedi. Teksa makina ka qenë duke zbritur në një rrugë të pjerrët shoferi ka humbur kontrollin duke marrë para dhe dëmtuar dy shtylla të tensionit të lartë dhe dy makina që kanë qenë të parkuara në rrugë.

Aksidenti u shënua në rrugën “Dora Distria” afër Xhamisë.

Fati që në rrugë nuk ka pasur këmbësorë apo në makina nuk ka pasur njerëz pasi do të ishte shkaktuar tragjedi.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.