Ka ndërruar jetë në spital i plagosuri i aksidentit të ndodhur dje në Pogradec.

Bëhet fjalë për 75-vjeçarin Nj.H, i cili u aksidentua nga drejtuesi i mjetit tip “Audi” Fiordi Miminllari.

25-vjeçari u arrestua që ditën e djeshme nga Policia, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Në vijim të informacionit paraprak datë 05.12.2018, informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

F.M 25 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në Çërravë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin Nj.H, 77 vjeç, banues në Petrushë, Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit, ku më pas ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/3 të Kodit Penal.