Të shumtë kanë qenë personazhet e famshëm që janë prekur nga Covid-19 në botë.

Rasti më i fundit është aktorja e filmit për fëmijë ‘Frozen 2’, Rachel Mattheës, e cila ka rezultuar pozitive në testin e koronavirusit.

Përmes disa postimesh në Instagram, ajo njoftoi se tashmë ndodhet në karantinë që nga java e kaluar

‘Hej njerëz, unë u testova pozitive për COVID-19 dhe kam qenë në karantinë javën e kaluar’, shkruan Matthews.

Ndërkohë më tej shton: ‘Nuk jam e sigurt se cili është hapi i radhës, por padyshim që do të mbetem në karantinë derisa të thuhet se duhet të veproj ndryshe’.

Kujtojmë që 26-vjeçarja luan në pjesën e dytë të filmit të ‘Disney’-t dhe është e njohur për rolin e Honeymaren.

frozen.jpeg