Aktorja e njohur Olga Kurylenko, të cilën e njohim ndryshe dhe si ‘Bond Girl’ ka konfirmuar se është prekur nga koronavirusi.

Ka qenë vetë aktorja që me anë të një postimi ka bërë me dije se ështe prekur nga koronavirusi. Ajo ka shkruar se është izoluar në shtëpi pasi ishte sëmurë prej një jave dhe kishte simptoma si ethe dhe lodhje. Aktorja u ka bërë thirrje të gjithëve që të kujdesen dhe ta marrin seriozisht këtë.

“E mbyllur në shtëpi pasi rezultova pozitive ndaj Coronavirus. Unë jam e sëmurë prej gati një javë tani. Ethet dhe lodhja janë simptomat e mia kryesore. Kujdesuni për veten tuaj dhe merrni këtë seriozisht!”, shkruan aktorja.

90178574_139761190747585_9105119488273022976_n.png