AKU bllokon 260 kg peshk që transportohej në bagazh autobusi

aku_0Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokon dhe asgjëson një sasi peshku, e cila transportohej në një autobus udhëtarësh.

Drejtoria e AKU-së në Korçë, në bashkëpunim dhe me strukturat e Policisë së Shtetit, Tatimeve dhe të Bashkisë së këtij qyteti, ngritën grupet e punës për bllokimin e një sasie peshku, për të cilën ishte marrë informacion se, dilte në treg i transportuar në një autobus udhëtarësh, pa asnjë kusht të ruajtjes e transportit të produktit, si dhe pa dokumente shoqëruese.

Nga kontrolli i ushtruar në autobusin e udhëtarëve të linjës Goricë-Korçë, inspektorët e AKU-së gjetën në bagazhin e tij 260 kilogramë peshk, i cili më pas u asgjësua, pasi veç mungesës së kushteve të transportit, ishte pa certifikatë veterinare dhe fatura tatimore. Më pas, strukturat e AKU-së, në bashkëpunim dhe me Bashkinë e Korçës kryen asgjësimin e peshkut, i cili ishte zënë në liqenin e Prespës (Pustecit) dhe do të tregtohej në Korçë.

(Burimi:integrimi.al/Xh.N)

 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al