AKU: Çokollat “MARS” të sigurta

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit urdhëroi një ditë më parë heqjen nga tregu të cokollatave Snickers, Milky Way dhe Mars. Burimet zyrtare nga AKU thanë se janë urdhëruar distributorët që brenda 24 orëve të tërheqin nga tregu tre llojet e çokollatave që kanë datën e skandencës nga 19 qershori i vitit 2016 deri në 8 janar të 2017-ës. Vetëm disa orë institucioni anulloi një vendim të mëparshëm që bllokonte këto lloje çokollatash duke u bazuar te një shkresë zyrtare të ardhur në adresë të kompanisë shqiptare nga prodhuesi.
“Shkresa zyrtare e kompanisë amë thotë se Shqipëria, Kosova,Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia nuk janë të rrezikuara nga këto produkte, pasi sasitë që tregtohen në këto vende janë të prodhuara në Poloni dhe jo në Holandë”, thuhet në deklaratë.
Pas kryerjes së verifikimeve të nevojshme dhe inspektimeve në terren, çokollatat e kompanisë ”Mars” në Shqipëri nuk përmbajnë plastikë dhe nuk përbëjnë rrezik për shëndetin.

“Ne kryem verifikimet e duhura, pranë distributorit kryesor dhe AKU në Tiranë bëri verifikimet, bëri kontrollet pranë magazinave të distributorit dhe rezultoi, që nuk kishte asnjë lloj sasie, të produktit që mediat ndërkombëtare kanë diskutuar apo kanë përhapur si lajm” tha drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Isuf Shehu në një dalje për mediat.
Kontrollet në terren në Tiranë kanë gjetur një sasi të vogël çokollatash të markave në fjalë të prodhuara në Holandë dhe është kryer menjëherë bllokimi i tyre.
Ditën e mërkurë kompania në pronësi të rrjetit të marketeve“Conad” në Shqipëri, ka bërë në mënyrë vullnetare tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu, pasi ishin prodhuar në Holandë.
Konsultuar me Sistemin RASFF (Rapid Alert System Food and Feed), që informon vendet e BE për sigurinë ushqimore, AKU lajmëroi se për Shqipërinë nuk kishte asnjë njoftim zyrtar për përmbajtje plastike në çokollatat e kompanisë ‘Mars’.
Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit po vazhdon puna në terren për verifikimin e sigurisë së konsumatorit, por ky institucion nuk saktësoi nëse janë kryer teste laboratorike për të zbuluar nëse prodhimet e Polonisë përmbajnë gjithashtu plastikë.

Burimi:(Gazeta Tema)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al