Sergio Ramos është kthyer në një nga personat më të urryer në Angli. Futbollisti i Real Madrid dhe kombëtares së Spanjës, fillimisht në finalen e “Champions League” të sezonit të kaluar u akuzua se dëmtoi qëllimisht Salah-n, por si të mos mjaftonte kjo, 33-vjeçari ka përfunduar sërish në qendër të vëmendjes për shkak të një episodi në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Spanjës dhe Anglisë.

Tifozët anglez pretendojnë se Ramos gjatë ndeshjes ka shkelur me dashje Rahem Sterling, në një kohë që ky i fundit gjendet i shtrirë në fushë. Kaq ka mjaftuar që në adresë të spanjollit të mbërrijnë një lumë komentesh, të cilët vënë në dukje lojën e tij të ashpër të qëllimshme. Jo vetëm kaq, por tifozët në reagimet e tyre kanë kërkuar që UEFA të hapë një hetim ndaj futbollistit.

Dy ditë pas këtij episodi ka reaguar vetë Sergio Ramos. Spanjolli ka postuar në rrjetin social “twitter” një video ku shihet episodi në fjalë, ndërsa shkruan: “Skam çfarë të them.”

Qartësisht Ramos pretendon se është i pafajshëm, por ky fakt I nxjerrë nga futbollisti me siguri nuk do t’I qetësojë tifozët anglez, të cilët presin që spanjolli të dënohet për veprimet e tij.