Deri më tani 1.357 persona kanë humbur jetë, më shumë se 60.000 persona janë të prekur nga koronavirusi.

Specialistë dhe shkencëtarë janë në ‘luftë’ me njeri-tjetrin duke punuar për një vaksinë kundër këti virusi.

Mediat e huaja bëjnë më dije se Kina po fsheh numrin e vërtetë të personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi pasi dyshohet se kanë vdekur më shumë.

Këto dyshime kanë lindur për faktin se Kina po i djeg trupat e personave të pajetë, duke mos lënë asnjë gjurmë.

Ndërkohë në të gjithë Kinën sipas “Metro” përmes imazheve satelitore tregohen nivele jashtëzakonisht të larta të dioksidit të squfurit mbi Wuhan. Një qytet me 11 milion banorë.

Shkencëtarët pretendojnë se dioksidi i squfurit prodhohet kur trupat e pajetë digjen. Harta tregon nivele alarmante të dioksidit të squfurit mbi Wuhan.

86443170_3188591284488570_6931936581334859776_n.jpg