Meta urdhëron plotësimin e formularëve të dekriminalizimit

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka nxjerrë urdhrin për caktimin strukturës së posaçme, pranë të cilës do të dorëzohen dhe administrohen formularët e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit për dekriminalizimin.

Kryetari i Kuvendit te Shqipërisë në vijim të detyrimeve që burojnë nga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” si dhe Vendimi i Kuvendit të Shqipërisë “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin 138/2015”, ka nis procedurat për zbatimin e tij në praktikë.

Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë ka hartuar dhe publikuar në faqen zyrtare të tij Regjistrin “Për vetëdeklarimin pranë Kryetarit të Kuvendit të titullarëve apo anëtarëve të organeve kushtetuese, institucioneve të krijuara me ligj, si dhe funksionarët politikë të Kuvendit”.

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta kishte sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, për të biseduar mbi vijimin e procesit të zbatimit e ligjit të dekriminalizimit, përgjegjësitë që ai ka si organ përgjegjës për administrimin e vetëdeklarimeve, si dhe bashkëpunimin me këtë institucion në zbatim të parashikimeve ligjore.

Ligji duhet zbatuar jo vetëm për Parlamentin por edhe për të gjitha institucionet parlamentare apo kushtetuese si dhe punonjësit e shërbimit civil.

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al