Alpinistja shqiptare, Jelena Peshkatari është ngjitur me sukses në Aconcagua, maja e Andeve në Argjentinë me lartësi 6962 metra.

Përmes një posti në rrjetin social “Instagram” ajo është shprehur e lumtur për këtë eksperiencë, ndërsa kishte edhe një mesazh për gratë dhe vajzat shqiptare.

“Jam shumë e lumtur për këtë arritje dhe përvojë. Po shpresoj nga zemra që më shumë gra shqiptare të ngjisin majet më të larta në botë dhe të jenë pjesë e ekspeditave bjeshkatare dhe alpiniste në të ardhmen”, ka shkruar ajo.