Aktivisti i shoqërisë civile Altin Hazizaj ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se partia Socialiste sot i humbi përfundimisht të rinjtë, për shkak të injorancës, mendje-madhësisë dhe arrogancës!

Hazizaj njëherazi shprehet se i jep të drejtë PD-së dhe LSI-së për largimin nga Kuvendi!

Postimi i plotë:

Edhe ato pak shpresa që kisha se Kuvendi dhe grupi i PS e kishte seriozisht për çështjen e rinisë mu shuan sot që të gjitha! Për herë të parë po i jap të drejtë PD-së dhe LSI-së për largimin nga Kuvendi! Nëse nuk ka konsensus është e kotë të bësh deputetin! Partia Socialiste sot i humbi përfundimisht të rinjtë, për shkak të injorancës, mendje-madhësisë dhe arrogancës!