Ambasada e SHBA-së: Shqipëria hap cilësor në miratimin e ligjit për pronësinë intelektuale

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka marrë pjesë sot në Konferencës për Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale me zyrtarin e Ambasadës Amerikane për Ekonominë, Donald Brown i cili pergezoi Shqipërinë për miratimin e ligjit që përditësoi rregullat e pronësisë intelektuale.

Në një publikim në faqen e ambasadës së SHBA-së pasditen e së martës, thuhet se “Sot është Dita Ndërkombëtare e Pronësisë Intelektuale, një ditë për të theksuar rolin që mbrojtja e pronës intelektuale luan në zhvillimin e krijmtarisë dixhitale dhe inovacionit. Sipërmarrës, artistë dhe njerëz që kanë ide për produkte të reja, mund të përfitojnë dhe veprojnë nëse mësojnë më shumë për të drejtat e tyre. shba

Gjatë Konferencës për Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, zyrtari i Ambasadës Amerikane për Ekonominë, Donald Brown, nënvizoi rëndësinë që vendet të zhvillojnë dhe zbatojnë ligje të mprehta dhe të rrepta për pronësinë intelektuale, të cilat i nxisin njerëzit jo vetëm për të krijuar punë përparimtare që pasurojnë dhe përmirësojnë jetët e njerëzve, por edhe mundësojnë krijimin e pajisjeve moderne që ndërtojnë këto vepra. Ai pergezoi Shqipërinë për miratimin e ligjit që përditësoi rregullat e pronësisë intelektuale në Shqipëri.

Burimi:(ATSH/E C)

Te shenuara si:

Ju kerkojme ndjese por nuk u gjeten postime te ngjashme.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al