Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë ku një 62 vjeçar ka përplasur një të moshuar.

Mësohet se 62-vjeçari me iniciale Ll.P aksidentoi me ambulancë 77-vjeçaren, e cila ishte këmbësore në rrugë. Policia ka arrestuar  drejtuesin e mjetit.

Ndërkohë 77 vjeçarja është nisur me urgjencë për në Tiranë si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore.