Ana Azizaj: “9 vite kampi i Jalës, tradita vazhdon”

Doja tju falenderoj të gjithëve që u bëtë pjesë e kujtimeve më të bukura të kësaj vere. Tashmë është viti i nëntë që organizohet LRI Summer Camp që përveç argëtimit, fokusi kryesor qëndron tek edukimi me punën në grup, dhe sidomos tek zbulimi i talenteve të reja apo ndarja e mendimeve e ideve mes njëri tjetrit.

Tradita e oraganizimit të kampit të Jalës kërkon që çdo vit të kemi të ftuar për të mbajtur trajnimet ku janë nga më të larmishmit. Pra mëngjeset tona nisin me Klajdën për integrimin e vendit, me Bahri Shaqirin, Ilir Markun, apo Ilir Kullën për sigurinë kombëtare, me profesor Sezai Rrokaj e Nora Malajn për arsimin.

Me figura të larta politike si Petrit Vasili dhe Luan Rama. Me gazetarë të ndryshëm si Olti Curri, Fiori Dardha, Desada Metaj që u bënë pjesë e kampit tonë edhe këtë vit. Kejdi me Endritin treguan që çdokush me punë, besim dhe një qëllim mund t’ja dalë ashtu si ata që rrugëtimin e tyre politik e nisën nga kampi i Jalës.

Mbas një mëngjesi plot energji pozitivitet dhe shkëmbim idesh kampi jonë ka nevojë dhe për punë të ndryshme lidhur me mirëmbajtjen. Grupet e punës janë ndarë dhe kanë përgatitur për detyrat e tyre lidhur me gatimin, larjen e enëve, pastrimin e tualeteve, apo pastrimin e kampit. Përpos idesë dhe nevojës për të qëndruar të pastër, punët e kampit na njohin dhe na bashkojnë më shumë me njëri tjetrin. Ato vlejnë qoftë edhe për të na edukuar që gjithësecili duhet të ngrejë pjatën e tij.

Çdo shkollë verore ka dhe kohën e saj të lirë që na jep mundësinë për të shijuar plazhin e mrekullueshëm të Jalit. Gjatë kohës që qëndron brenda në kamp shikon grupe grupe të ndara që seç kurdisin e ideojnë. Këto janë partitë polktike gjithësej katër, por që rastis që të krijohen edhe të tjera që zakonisht janë këto qe i japin lezetin gjirit të Jalës.

Kur afronte orari i drekës vëmendja në maksimum mos merr ndonjë përshëndetje shkarazi tek radio ”Jala”, sepse gjatë drekës na shoqëron radio “Jala” me muzike të përzgjedhur dhe me përshëndetje.

Mbasditet në kamp ishin të mbushura me aktivitete të partive politike për të afruar me shumë kampistët drejt partive të tyre, të cilët organizonin kërcime, këndime bashkëbisedime apo lojra të ndryshme. Partitë e kampit sollën një shembull për partitë aktuale që të qëndronin larg arrogancës, dhe gjetjes së gjuhës së përbashkët në këtë rast për të mirën e kampistëve e në atë që na duhet të gjithëve në të mirë të vendit tonë.

Risi e ktij kampi ishin që gjatë mbrëmjeve përveç debateve politike ishte edhe shpalosja e traditave shqiptare me valle kërcime, kënge, skeçe madje dhe dasma për të treguar dhe njëherë traditat e bukura të vendit tonë dhe mundin e ruajtjes së tyre.

Këto 5 ditë ikën shpejt, akademia jonë politike mbaroi duke na përgatitur për një opozitë frontale, një opozitë që do ngrejë zërin për të drejtat e qytetarëve dhe nuk do të lejojë arrogancën qeveritare të paguhet nga taksat e shqiptarëve!
Për ta mbyllur ktë vit si dhe në çdo kamp tjetër janë njerëz të ndryshëm që bëjnë të mundur funksionimin e mirëfilltë të kampit. Faleminderit Floida dhe Erklenti, dhe të gjithë grupet e punës që si asnjëherë tjetër ktë rradhë na dhuruan një kamp plot emicione!

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al