Analizë nga Kristian Kina: “Pse LSI do dalë e parë në 25 Qershor? Ja, 10 arsye”

Në këtë muaj, vendi ynë është shtrënguar nga “ethet“ e zgjedhjeve. Rrugicat  gumëzhijnë nga diskutime të ndryshme lidhur me këtë temë ndërkohë që politikanët kanë nisur fushatën e tyre dhe trumbëtojnë lart e poshtë Shqipërisë si t’i mbushin mendjen publikut  se do jenë pikërisht  ata  fitues të këtyre zgjedhjeve.

Por,unë dua të listoj 10 arsye tëforta, objektive, se forca politike qëe meriton të dalë forcë e parë në këto zgjedhje, është pikërisht Lëvizja Socialistë për Integrim.

Ja,pse :

  • Rëndësia dhe përfaqësimi që kjo forcë politike i jep të rinjve të vendit është me të vërtetë mbresëlenëse e për t’u marrë shembull.

Në LSI,  të rinjtë, me energjinë, motivimin dhë idealizmin e  tyre për një Shqipëri më të mirë, përbëjnë jo vetëm të ardhmen por edhe tëtashmen.

  • Në legjislaturën 2013- 2017, LSI u përfaqësua me Kuvend me dy vajza mjaft të reja në moshë.
  • Ngazgjedhjet vendoretë vitit 2015 mbi 30% ekëshilltarëve bashkiakë janë nga radhët e Lëvizjes Rinore për Integrim.
  • Në listat e kandidatëve për deputetë për këtë legjislacion parlamentar, 2017-2021në kryeqytet të rinjtë zënë 52% tëkandidatëvë në total ( për të parën herë në historinëe politikës shqiptare ) dhe në qarqet e tjera përmbushin kuotën prej 30% .

2-Program punësimi, ekskluzivisht vetëm për të rinjtë .

Jose Ortega dikur do të shprehej :
” Ekzistenca e papunësisë  për rininë është më e keqe se vetë vdekja
-Prandaj, LSI ka një sërë masash konkretë për ta minimizuar në maksimum ketë fenomen. Përgjysmimi i shifrës së papunësisë, nga 30% në 15% , duke i siguruar 100.000 vende pune, në sektorin e turizmit,bujqësisë, infrasktrukturës dhë shërbimeve është një frymëmarrje dhe dritë besimi për gjithë shoqërinë shqiptare.

Rritja e vëmendjës ndaj arsimit dhe arsimi I detyruar parauniversitar do I bëjë të rinjtë më të lidhur me dijen, kulturën dhe njëkohësisht  më të kërkuar për tregun e punës, me një pozicionim më të qartë në të.

Pra, duket qartë që qasja politike ndaj të rinjve dhe përfshirja e tyre  në klasën më të lartë vendim-marrëse  është një arsye madhore që ë ben të vecantë LSI-në në sferën politike.

3-Ka shumë vite qëështëe vetmja forcë politike që shënon rritje të vazhdueshme në radhët e  saj.

Nga një lëvizje e një grupi të vogël politikanësh që u konkretizua më 6 shtator 2004  me atë që ne sot e njohim si ”Lëvizja Socialiste për Integrim ”, ajo sot shtrihet ( kapilarisht ) në cdo rrugicë, pallat, lagje, qytet apo fshat të Shqipërisë .Në zgjedhjet parlamentare të vitit2013, LSI arriti tëgrumbullonte 180 mijë vota në shkallë vendi ndërsa në vitin 2015 u shënuan 260 mijë votues në total.

4-Mesazhi politik pozitivqë LSI çon në çdo familje, në çdo ditë të punës së saj është gjithmonëpro zhvillimit dhe larg ngërçeve,e kësisoj përcjell tek ta vetëm shpresë dhë besim për ditë më të mira.

Gjuha e  përdorur nga aktorët e kësaj force ka qenëkurdoherë konstruktive, tolerante, larg polemikave dhesulmeve personale. Kjo  duket qartë nga paraqitja nëpër studio televizive të politikanëvë të kësaj force, në foltoren e parlamentit, në konferencat për shtyp, në takimet e përditshme me qytetarët. Kulmin e  arriti në marrëveshjen e 21-22 korrikut, ku kryetari I asaj kohe, z.Meta, negociatori I vetëm midis mazhorancës dhe opozitës arriti një moment historik për vendin ku  ‘Reforma në Drejtësi ‘ u miratua në Kuvend unanimisht me 140 vota  pro, si asnjëherë më parë në historinëeparlamentarizmit shqiptar.

5-Afërsia me qytetarin është në fakt një nga dallimet më tëmëdha  të Lëvizjes Socialiste për Integrim në krahasim më partitëe tjera politike në Shqipëri. Arroganca e pushtetarëve, më të cilën jemi mësuar në gjithë këto vite, nuk është tipar dallues I aktorëvë të kësaj force.Ndërkohë që politikanët ‘senatorë’ mund të shkojnë në zonat e tyreelektorale vetëm për fushatë, përfaqësuesit e LSI duken cdo ditë në terrën midis qytetarëvë, duke u interesuar cdo ditë për hallet dhe shqetësimet e tyre.

6- Fjala e mbajtur

Si fierak, dhe si bir naftëtarësh, e mbaj mend mirë që të parët qëe kanë shtruar si cështje “ Statusine Naftëtarit “ kanë qënë deputetët e këtij qarku, z.Petrit Vasili dhe z.Robert Bitri, madje në Fier kanë organizuar  një konferencë të hapur, ku shumë profesionistëtë famshëm tëkësaj fushe  ishin të ftuar për diskutim.

Po ashtu, për fierakët e zonës së Mbrostarit është akoma i freskët entuziazmi që përjetuan kur degjuan e panedeklaratat e Ministrit të Drejtësisë,  asokohe, z.Vasili,  Ministrit të Mjedisit, z.Koka dhe përfaqësuesve tëLSI në Këshillin Bashkiak Fier, të cilët ishin pranë tyre në ato ditë të vështira dhe absolutisht kundër ndërtimit të njëimpianti për riciklimin e plehrave afër shtëpivë të tyre ,pa bërëfillimisht diskutime dhe konsultime me ta.

7-Roli dhe rëndësia e madhe që i japin femrave në politikë

Në listëne kandidatëvë për deputetëshohim se  shumëfemra janë të përfshira. Në Qarkun Tiranë, lista kryesohët nga 3 femra mjaft të reja në moshë.

1-Klajda Gjosha- Ministria aktualee Integrimit Evropian, që dallohet për qetësinë dhepozitivitetin që përcjell ne çdo dalje publike të saj .

2 – Kejdi Mehmetaj – Vajza, për të cilën shumë njerëz ishin skeptikë në legjislaturën e saj të parë si deputetee Kuvendit të Shqipërisë, por e kreu mjaft mirë misionin e saj dukë i përfaqësuar denjësisht të rinjtë dhe dukeshpërblyer më së miri besimin që iu dha.

3 – Floida Kërpaçi –Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, shembull i pashoq i punës së palodhur, ku cdo ditëe sheh pranëtë rinjve anembanë vendit  dhe me anë tëpozitivitetit, natyrës paqësore di t’i bëjë të tërë për vete. Këmbëngulja e saj për t’i cuar gjërat deri në fund, dëshira për të qënëgjithmonë krah të rinjve, orientimi drejt vlerave më të mira shoqërore do e bëjë absolutisht një vlerë të shtuar në Parlamentin e  ardhshëm.

8-Programelektoral REAL

LSI ka qenë partia e parë që ka bërë publike programin e saj, ambicioz dhëtë mirëstudiuar nga profesionistë të shumtë.
Shtyllat ku bazohet ky program janë :

1 – Arsimimi i të rinjve, ku do synohet që të shkohet drejt një balancimi, 50% e nxënësve të shkojnë në shkolla profesionale ndërsa 50% , orientohen arsimit të përgjithshëm. Arsimi I detyruar pas arsimit 9-vjeçar do I bëjë te jenë më afër  tregut te punës

  • Punësimi i të rinjve dhe grave – Ti japësh një shans punësimi një femre i ke dhënë një shans gjithë familjes dhe LSI e di mirë këtë, prandaj e ka vendos si pikë kyçe në programin e saj punësimin e nënave dhe Papunësia ndër të rinj është një problem I madh aktualisht ku fatkeqësisht ka normën 30%  dhë LSI ka plan konkret sesi kjo shifër të përgjysmohet, në 15%.

    3 – Turizmi – Resurset natyrorë të Shqipërisë janë të shumta por të pashfrytëzuara në mënyrën e duhur. Duke rritur investimet në turizëm, rrjedhimisht rritën të ardhurat në buxhetin e shtetit, që në afatgjatëdo të thotë rritje në investimet publike, paga, pensione, shërbime sociale etj

  • Bujqësia – Fermerët duhet të kenë më shumë përkrahje me subvencione dhepolitika lehtësuese.Ato do krijojnë mundësinë që ata të kenë një të ardhme më të sigurtë për veten dhe familjet e tyre. Produkte të mbetura stok, konkurenca e pandershme nga produktet e importit, luhatja e cmimeve nëkurriz të tyre nuk duhet të jenë më shqetësime të fermerëve  shqiptarë.

9-“ Shqipëria, pastaj Partia . “

Ndryshe nga shumë politikanë që, për një kohë të gjatë, kanë qenë në dilema të forta publikendërmjet partisë dhe Shqipërisë, Lëvizja Socialiste  për Integrim gjithmonë ka mbajtur një qëndrim të qartë për këtë pjesë, dukepasur një qasje tësigurtë dhe tëpatjetërsueshme ndaj kombit, historisë dhe stabilitetit të tij.E them këtë duke pasur nëmendje dy momentemjaft të rëndësishme:

1-Fjalët e  kolosit të letrave, të ndjerit Dritëro Agolli, qëe veconte LSI si të vetmen forcë qëe kujton me lavdi dhe krenari Luftën Antifashiste Nacional Clirimtarë,LANÇ ( bazuar në fjalët e vëllait të tij gjatë një interviste të dhënë)

2- Sakrifikimi i liderit historik të kesaj force, z.Meta, në castin më të vështirë të vendit dukee besuaratësi te vetmin person politik, partizan i negociatave dhe  dialogut, në postin e nderuar të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.Kjo kishte vetëm një arsye : Natyra e qetë, pozitive dhe gjithëpërfshirëse qëe karakterizon, të ishte garancia e një paqeje  socialedhe stabiliteti aq shumë të dëshiruar në mbarëvajtjen e vendit tonë në 5 vitet e ardhshme.

  10-JO PA QËLLIM, dua ta mbyll ashtu si e nisa, dukeetheksuar edhe njëherë tjetër rolin që LSI i jep të rinjvesepse absolutisht të parët e venditjanë të rinjtë.

Thirrja emergjente për klasën politike aktuale është të bëjnë çmos për rikthimin e shpresës tek forca lëvizësee këtij vendi, rinia.

Duke bërë të pamunduren që rinia të mos ketë më sytë për t’u larguar nga ky vend, dukepërmirësuar mënyren e tyre  të shkollimit, duke  i orientuar në profesionin që tregu kërkon, duke  i bërë ata të dobishëm në shoqëri, duke  i kthyer besimin të politika me integrimin e tyre  brenda saj, LSI ështëdukekaluar në njënivel tjetër.

Duke i dhënë një shans të rinjve , ajo po I jep frymëmarrje dhe oksigjen të ardhmes së kombit .

Kristian Kina

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al