Ministria e Mbrojtjes në Londër është e sigurtë: Anija luftarake “Duncan” do të kujdeset për sigurinë e anijeve tregtare në ngushticën Hormus. Kështu komunikoi ministria. Të enjten (25.07) Britania e Madhe udhëzoi marinën e saj, që të eskortojë anijet tregtare në ngushticën Hormus. Ndërkohë atje është vendosur edhe frregata “Montrose”.

Britania e Madhe e refuzon shkëmbimin e anijes çisternë me Iranin. “Nuk ka një Quid pro quo”, tha ministri i ri i Jashtëm Dominic Raab në BBC. “Këtu nuk kemi të bëjmë me tregti shkëmbimesh.” Sipas tij, kemi të bëjmë me të drejtën ndërkombëtare dhe respektimin e saj. Presidenti iranian Hassan Rohani javën e  kaluar propozoi shkëmimin reciprokisht të anijeve çisternë që janë bllokuar nga të dyja palët.

Britanikën kërkojnë një mision europian të marinës

Nëse Irani dëshiron të pranohet si anëtar i përgjegjshëm i bashkësisë ndërkombëtare, atëherë duhet të respektojë rregullat e saj, tha Raab në televizionin Sky News. Kjo do të thotë, që Irani duhet të lirojë anijen tregtare britanike.

N? grindjen mes dy vendeve shkaku jan? dy anije. Fillimisht britanik?t bllokuan nj? anije iraniane ?istern? n? Gjibraltar. Irani menj?her? pas k?saj konfiskoi nj? anije britanike. Londra k?rc?non me sanksione.

Si rrjedhojë aktualisht Britania e Madhe kërkon që të krijohet një mision europian i marinës për të ksiguruar qarkullimin e anijeve tregtare në zonën e Gjireit Persik.

Ndërsa Irani kërcënon me tërehqjen e pjesshme nga marrëveshja bërthamore në fillim të shtatorit, udhëheqja në Teheran është e zhgënjyer, sepse sipas saj Perëndimi nuk po u përmbahet premtimeve të rëndësishme që janë bërë lidhur me tregtinë dhe ekonominë.